Asociacioni për iniciativa demokratike(ADI) është përcaktuar që të bëhet një nga prijësit në zhvillimin e demokracisë, paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore. ADI parasheh një të ardhme ku çdo individ ose grup është do të jetë i aftë dhe i lirë të merr pjesë në të gjitha sferat e shoqërisë, bazuar mbi parimet e standardeve dhe vlerave për të drejtat e njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht.
Asociacioni për iniciativa demokratike –ADI, është një OJQ qëllimi i së cilës është që të integrojë të drejtat e njeriut në zhvillimin politik, ekonomik dhe social të shoqërive në Evropën Juglindore. ADI ka për qëllim që të mbrojë dhe të mbështet standardet dhe vlerat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të ndërtojë dhe të forcojë shoqërinë qytetare, refugjatët, migrantët, personat e zhvendosur përkohësisht, të rinjtë, mediat, qeveritë, sektorin privat dhe organizatat tjera joqeveritare përmes veprimtarive të mbrojtjes, pjesëmarrjes dhe arsimimit.