Drejtoria udhëheqëse
Emri I projektit: Grupi për çështje ligjore – Strategjija gjithëpërfshirëse e përfaqësimit
Periudha e implementimit: Shtator 2005 – Qershor 2006
Vendi i implementimit: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia dhe Serbia
Grupet qëllimore: Përfaqësuesit qeveritarë, parlamentarët, pushtetarët lokal, gjyqëisa, organizatat ndërkombëtare, popullata më e gjërë.
Përshkrimi i projektit:
Grupi për Çështje ligjore përpilon projekt për identifikimin e çështjeve të përgjithshme politike në nivel regjional dhe nacional që doli nga puna e përditshme me refugjatët dhe perosnat e zhvendosur përkohëshit. Procesi i përgjithshëm i përfaqësimit është i orientuar drejt arritjes së reformës ligjore, qasjes deri te drejtësia dhe menaxhimi i suksesshëm me problemet e refugjatëve në nivel nacional si dhe dinjiteti regjional i iniciativave të arritura në nivel nacional.
Donator: Ministria e punëve të jashtme e Danimarkës.
Emri i proejktit: Publikim tematik i Grupit për çështje ligjore -“Sundimi i së drejtës në vendet e ish Jugosllavisë dhe në Shqipëri – “Ndërmjet teorisë dhe praktikës”
Periudha e implementimit: Gusht 2005 – Prill 2006
Vendi i implementimit: Vendet e ish Jugosllavisë dhe Shqipëria
Grupet qëllimore: Përfaqësuesit qeveritarë, parlamentarët, pushtetarët lokal, gjyqësia, organizatat ndërkombëtare, popullata më e gjërë.
Përshkrimi i projektit:
U hartua një publikim tematik për Marrëveshjen kornizë ligjore dhe implementimin e ligjeve të ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë, me rekomandim të Grupit për çështje ligjore e cila bazohet mbi analizat dhe sfidat praktike me të cilat ajo ballafaqohet kur kemi të bëjmë me refugjatë, persona të zhvendosur përkohësisht dhe njerëz tjerë të cilët janë cak i migrimeve të dhunshme si dhe viktima të abuzimeve tjera në aspektin e të drejtave të njeriut, me një vështrim drejt angazhimeve të fuqishme gjithëpërfshirëse gjatë mbështetjes së ndryshimeve positive në regjion.
Donator: Ministria e punëve të jashtme e Danimarkës
Emri i projektit: Grupi për Çështje ligjore (Legal Issues Group - LIG)
Periudha e implementimit: 1999 – 2002
Vendi i implementimit: Maqedoni
Grupet qëllimore: Refugjatët, personat e zvhendosur përkohësisht dhe personat pa shtetësi
Pwrshkrimi i projektit:
ADI është partner lider në LIG – Grupin për Çështje Ligjore, partner në Projektin Psiko - social për implementim të Raportit për Çështje sociale dhe pronësore në Maqedoni dhe Kosovë. Ekspertët ligjorë duke punuar sëbashku me OJQ-të partnere të projektit në Maqedoni dhe Kosovë përgatitën analiza për refugjatët, personat e zhvendosur përkohësisht dhe personat pa shtetësi dhe i publikuan librat në vijim: "Integrimi shoqëror i refugjatëve dhe personave pa shtetësi në Maqedoni" (në anglisht, maqedonisht dhe shqip).
Donator: Ministria e punëve të jashtme e Danimarkës.