Refugjatë, Migrantë dhe PZHP
Riatdhesimi, përshtatja dhe reintegrimi janë prioritetet e Programit të ADI-t për refugjatë, migrantë dhe persona të zhvendosur përkohësisht. Që nga themelimi ynë ne punuam në zgjidhjen e pozicionit të njomë dhe të pasigurtë në të cilën u gjendën refugjatët, migrantët dhe personat e zhvendosur përkohësisht pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe konflikteve etnike të paradokohshme.
Përhapja e këtyre ngjarjeve vazhdon të krijojë pengesa që këta persona t’i gëzojnë të drejtat e barabarta si qytetarë dhe të drejta të caktuara politke, ekonomike, sociale dhe kulturore. Me përkrahjen dhe me analizat e vazhdueshme ligjore, ADI në vazhdimësi punon në drejtim të përmirësimit të jetës dhe në mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve, migrantëve dhe personave të zhvendosur përkohësisht. Në këtë mënyrë, ADI shpreson se do ta zgjidhë pozitën e tyre të pasigurtë dhe i përfshin çështjet e refugjatëve, migrantëve dhe personave të zhvendosur përkohësisht në zhvillimin politik, social, ekonomik dhe kulturor në vendet e Evropës Juglindore.
Aktivitetet e ADI-t në kuadër të Programit për refugjatë, migrantë dhe persona të zhvendosur përkohësisht vazhdojnë të mbeten në drejtim të shqyrtimit të analizave ligjore dhe mbështetjes si partner në Grupin e Çështjeve Ligjore ( Legal Issues Group - LIG). Ky grup përgatit publikime të cilat i ilustrojnë proceset ndërmjet legjislativës nacionale dhe standardeve ndërkombëtare, e gjithashtu promovon harmonizim regjional ligjor përmes përmirësimeve nacionale të legjislativës. Krahas kësaj, LIG grumbullon informacione për shkallën e gjendjes së refugjatëve, migrantëve dhe personave të zhvendosur përkohësisht në Evropën Juglindore si dhe mbështet dhe distribuon raporte relevante, dokumente dhe libra nga hulumtimet e veta për institucionet nacionale dhe ndërkombëtare, të cilat trajtojnë çështje që kanë të bëjnë me refugjatët, migrantët dhe personat e zhvendosur përkohësisht.
Si plotësim i këtyre qëllimeve programore, duhet theksuar se ADI është anëtare konstitutive dhe anëtare e Bordit të drejtorëve të Rrjetit për ndihmë të refugjatëve të Evropës Juglindore (South East Europian Refugee Assistance Network - SEE - RAN) dhe anëtare e Komitet evropian për refugjatë dhe azilantë ( Europian Committee on Refugees and Exiles - ECRE).