Ngjarjet e tanishme Arhiva 2006 - 2007

Reagim me rastin e gjykimit për vrasjen e dy fëmijëve dhe një personi të rritur

Delegacioni i lartë i Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social vizitoi ADI-n

Seminar për dispozitat e reja në ligjet tatimor

Konferencë regjionale për kahet gjinore

Punëtori: Praktikat e mira në filantropi dhe prezantimi i Ligjit për donacione dhe sponzorime në veprimtaritë publike

ADI ndau rreth 73.000 dollarë amerikanë për OJQ-të nga Gostivari, Tetovë, Kërçova dhe Dibra

ADI parashtroi raport kuartal deri te Këshilli ekonomiko-social i Kombeve të bashkuara (ЕCOSOC)

Shumica e Badenterit – zbatimi në nivel qendror dhe lokal

Ambasadori francez Valero, vizitoi ADI-n

Raport për gjendjen e refugjatëve dhe personat e zhvendosur përkohësisht në Maqedoni

Publikimi i ri: Ndarja e pushtetit

Forum i hapur në lidhje me Ligjin për Volonterim

Ekspozitë fotografish dhe filmash dokumentarë

Panairi Regjional I OJQve

ADI publikon libër të ri: Shtetësia – në mes teorisë dhe praktikës

Trajnimi I Këshilltarëve Komunal për Parimin e Badinterit

Korridori 8 kthehet në Agjendën e Prioriteteve

Standardi i jetës së njerëzve në moshë është në rënie

Punëtoria trajnuese “Buxhetimi me pjesëmarrje”

Shoëria Civile në Aksion: Partneritete për Ndryshime Pozitive Shoqërore

 

 

Backup_of_PRAVOAGOLNA MAKEDONSKA VERZIJA 1992-2007                                                   ADI                                                 
08 tetor 2007,
Shkup – Gostivar

Reagim me rastin e gjykimit për vrasjen e dy fëmijëve dhe një personi të rritur
Reagim nga ana e Ambasadës së parë të fëmijëve në botë – Megjashi dhe Asociacionit për Iniciativa Demokratike (ADI) me rastin e gjykimit për vrasjen e dy fëmijëve, vëllezërve Enxhin (13) dhe Enis Ismaili (17) dhe një personi të rritur, shokut të tyre Rametulla Ibishi (20) para internet kafesë “21” në QT “Çairçanja” në Shkup.
Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi dhe Asociacioni për Iniciativa Demokratike, thirren në Konventën për të drejtat e fëmijëve, të ratifikuar në vitin 1993 nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e cila është implementuar nëpërmjet dispozitat pozitive ligjore, ndërmjet të cilave edhe në Kodin penal, ku është theksuar se jeta e çdo personi të ri, posaçërisht fëmijëve, është me interes të veçantë shoqëror.
Ambasada e parë e fëmijëve në botë dhe ADI kërkojnë mbrojtje të fëmijëve pa dallim gjinie, feje dhe kombësie. Sipas Konventës për të drejtat e fëmijëve, çdo shtet nënshkrues është i obliguar të punojë për interesin më të mirë të fëmijëve dhe e drejtë themelore e çdo fëmije është e drejta për jetë, fëmijëri të qetë, të rehatshme dhe të lumtur.
Nesër, 09.10.2007 (e martë) në Gjyqin themelor Shkup 1, do të mbahet procesi kryesor kundër të akuzuarve për vrasje të trefishtë të fëmijëve me moshë 13, 17 dhe 20 vjeç, të cilët pa fajin e tyre ishin viktima të aktit kriminel të dhunës, vrasje në qërimin e hesapeve të dy bandave kriminele. Këta fëmijë, për fat të keq, nuk do ta përjetojnë gëzimin, nuk do ta arrijnë ta përfundojnë shkollimin dhe të bëhen qytetarë të ndershëm të këtij vendi.
Si shoqata qytetare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe si Ambasadë e fëmijëve e cila i mbron të drejtat e tyre, apelojmë deri te gjyqi që të sanksionojë penalisht në mënyrë adekuate, duke pasur parasysh se janë ndërprerë tre jetë fëmijësh. Presim që gjyqi në mënyrë të pavarur,të  paanshme dhe profesionale, pas përfundimit të procesit kryesor gjyqësor, të shqiptojë dënim adekuat ndaj tre të akuzuarve.
Ambasada e parë e fëmijëve në botë - Меgjashi dhe Asociacioni për Iniciativa Demokratike si deri më tash angazhohen për realizim e plotë të të gjitha të drejtave të fëmijëve, ndërsa si e drejtë themelore e fëmijës është pikërisht e drejta për jetë. Publikisht reagojmë dhe kërkojmë që e drejta  të triumfojë.

lartë

 

European Economic and Social Committee banner
Delegacioni i lartë i Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social vizitoi ADI-n

Ndikimi i shoqërisë civile në drejtim të implementimit më të mirë të Marrëveshjes kornizë dhe procesit të decentralizimit dhe roli konkret i Asociacionit për iniciativa demokratike (ADI) në këto procese, ishin temat kryesore që u shtjelluan në takimin e përbashkët të ADI-t me përfaqësuesit e Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social (KEES).
Delegacioni i lartë i KEES-i, i udhëhequr nga z. Miklós Barabás,  raportues pranë këtij Komiteti, pas vizitës që ia bëri udhëheqësisë komunale të Gostivarit, realizoi edhe një takim me z. Albert Musliu, drejtor ekzekutiv në ADI dhe Lulzim Haziri, drejtor programesh, njëherësh  edhe zëvendësanëtar në Komitetin e përbashkët konsultativ (KPK) pranë KEES, të cilët i informuan mysafirët për rrjedhën e implementimit të Marrëveshjes kornizë dhe procesit të decentralizimit dhe për kontributin që e jep shoqëria civile në këtë drejtim.
Qëllimi i vizitës studimore të delegacionit të KEES në Maqedoni ishte në drejtim të njohjes me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile si dhe të zyrtarëve qeveritar.
Kjo vizitë gjithashtu do të ndihmojë në përgatitjen e themelimit të Komitetit Konsultativ të Bashkuar në mes EESC dhe Shoqërisë Civile të Maqedonisë, që morri përkrahjen e Komisionit Evropian dhe të qeverisë Maqedonase gjatë takimit të IV-të të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim.
Roli kryesor i KEES-it është dhënia e mendimeve (rreth 150 në vit) Parlamentit dhe Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe Komisionit Evropian ndërsa është edhe fascilitator i dialogut qytetar.
Përveç kontakteve të rregullta dhe bashkëpunimit me rrjetet e Komiteteve nacionale ekonomike dhe sociale, si dhe me organizatat qytetare në nivel të BE-së, vendet anëtare dhe vendet tjera evropiane, KEES-i njihet edhe për nga ekspertiza e tij dhe për nga gjurmimi i vazhdueshëm në gjetjen e konsensusit  (“dynamic compromise”).
Në fund të vizitës së tij, delegacioni evropian vizitoi edhe tregun e Gostivarit ku, sipas Miklós Barabás, “fitohet pasqyra më e qartë e një vendi që e viziton për herë të parë”.

lartë

 


Seminar për dispozitat e reja në ligjet tatimor

Gostivar (4/9/2007)

Foto nga seminari

Cilat janë obligimet kryesore tatimore për organizatat qytetare, a munden ato të realizojnë të hyra nga investimi i drejtpërdrejtë dhe a mund që drejtpërsëdrejti të kryejnë aktivitete ekonomike? Përgjigje në këto dhe pyetje tjera që i tangojnë organizatat qytetare në vendin tonë, u dhanë në seminarin e tretë nga seria e seminareve të organizuara me titull: “Dispozitat e reja në ligjet tatimore të cilat i tangojnë organizatat qytetare“, që u mbajt më 4 shtator 2007, në mjediset e Asociacionit për Iniciativa Demokratike – АDI në Gostivar. Në këtë seminar morën pjesë përfaqësues të rreth njëzet organizatave qytetare (OQ) nga Gostivari dhe qytete tjera, Ministrisë së financave, Drejtorisë të të hyrave publike, vetëqeverisjes lokale, biznes-sektorit dhe përfaqësues të mediave. Të pranishmit u njoftuan me legjislativën ekzistuese për dispozitat dhe mundësitë ligjore në vend me interes për organizatat qytetare, u prezantuan dispozitat e reja tatimore për organizatat qytetare dhe u dhanë mendime dhe rekomandime për ndryshime në rregullativën fiskale me interes për organizatat qytetare. Këtë ngjarje, në emër të Platformës Qytetare të Maqedonisë (PQM), e organizuan Asociacioni për Iniciativa Demokratike (ADI) dhe Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Qytetar (QMBN), në kuadër të komponentës „Përmirësimi i kornizës ligjore dhe fiskale për organizatat qytetare”, koordinuar nga Fondacioni Instituti Shoqëri e Hapur Maqedoni (FIShHM).

lartë

Konferencë regjionale për kahet gjinore

Shkup (31/8/2007)

Foto nga seminari

Asociacioni për Iniciativa Demokratike (АDI) nga Gostivari, në kuadër të projektit “Vendosja e kaheve gjinore në punën e mediave, autoriteteve, policisë dhe gjykatave“, më 31 gusht – 1 shtator 2007 në hotel “Коntinental“, Shkup, оrganizoi konferencë rajonale. Kjo konferencë u mbështet nga Rrjeti Ballkanik për të Drejtat e Njeriut (BHRN). Fokusi i kësaj konference ishte që të zbulohet se çka është bërë në lidhje me kahet gjinore në institucionet nacionale pas kolapsit të komunizmit në vendet në tranzicion: Маqedonia, Shqipëria, Кosova dhe Bullgaria. Gjatë konferencës u prezantua hulumtimi i realizuar në vendet e përmendura që të shihet se si implemtohen dispozitat e CEDAW, çfarë është raporti i autoritetve dhe çfarë është raporti nën hije; si dhe në ç’mënyrë aktorët e ndryshëm kanë kontribuuar në realizimin e CEDAW: Qeveria, sektori joqeveritar dhe mediat. Më tutje u elaborua pjesëmarrja e meshkujve dhe femrave në mediat nacionale dhe private; si dhe korniza ligjore e stereotipave gjinore dhe prezantimi i seksit dhe dhunës në media; fushata mediale kundër stereotipeve gjinore në secilin nga shtetet dhe iniciativa tjera të suksesshme në këtë kahe. Kjo pjesë ishte veçanërisht e rëndësishme sepse në dy dekadat e kaluara me kolapsin e komunizmit dhe lindjen e erës informatike – mediat (ТV, industria filmike, internet dhe revista) dhe agjencitë e marketingut i kanë forcuar madje edhe i kanë keqësuar stereotipat gjinore. Dhuna në familje ishte problem i dytë, që u diskutua në këtë konferencë. Në këtë kontekst u diskutua për aksionet e Qeverisë e ndërmarra deri më tani, praktikat e policisë në ballafaqimin me këtë problem dhe iniciativat e suksesshme të OJQ-ve në prevenimin e dhunës në familje. Shumë përfaqësues të sektorit joqeveritar, mediave, shellter-qendrave dhe institucioneve tjera relevante, patën mundësi t’i shpalosin qëndrimet e veta gjatë konferencës.

lartë

 

Punëtori: Praktikat e mira në filantropi dhe prezantimi i Ligjit për donacione dhe sponzorime në veprimtaritë publike

Gostivar (7/6/2007)

Foto nga forumi

Asociacioni për Iniciativa Demokratike (ADI) në kuadër të projektit për Rrjetëzim të resurseve lokale, mbështetur nga World Learning, përmes fondeve të USAID-it, më 7 qershor, në hotelin “Hilton’ (Green Center), në Gostivar, mbajti një punëtori njëditëshe në të cilën u prezantuan praktikat e mira në filantropi në SHBA, Hungari dhe Sllovaki si dhe Ligji i ri për donacione dhe sponzorime në veprimtaritë publike që hyri në fuqi më 1 janar 2007. Një nga sfidat më kryesore me të cilat ballafaqohet sektori civil në Maqedoni është sigurimi i mbështetjes më të gjerë nga burimet lokale në drejtim të qëndrueshmërisë së organizatave qytetare. Pjesa dërmuese e organizatave ballafaqohen me këtë sfidë, duke pasur parasysh varësinë e tyre nga donacionet e huaja në realizimin dhe mbajtjen e programeve afatgjata. Një vlerësim i tillë u përdëftua edhe në punëtori me ç’rast shumë organizata qytetare nga Tetova dhe Gostivari për herë të parë njoftoheshin me instrumentet dhe praktikat për kërkimin e mbështetjes financiare prej komunitetit lokal. Ekziston një mungesë njohurish te sektori civil në sferën e identifikimit të mbështetësve potencial ose donatorëve dhe zhvillimin e marrëdhënieve me ta, me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të sektorit civil. Kontribut për prezantimin e praktikave të mira të grumbullimit të mjeteve nga bashkësia dhe bizneset dhanë dy përfaqësuesit e Korpusit të paqes, Kate Robinson dhe Brendan Close, Nikica Kusinikova nga CIRa foli për trendet dhe mundësitë e reja në Maqedoni, ndërsa eksperti për tatime në Ministrinë e financave, Slavko Lazovski bëri prezantimin e Ligjit për donacione dhe sponzorime në veprimtaritë publike. Në fund të punëtorisë u konstatua se përfaqësuesit e sektorit civil kanë mungesë të njohurive për konceptin e filantropisë, teknikat e grumbullimit të mjeteve dhe për njohjen e burimeve të mundshme të financimit. Gjithashtu u konstatua se mungojnë njohuritë për përmbajtjen e Ligjit për donacione dhe sponzorime, mundësitë që i ofron ai si dhe u kërkua promovimi më i madh i këtij ligji nga ana e Ministrisë së financave.

lartë

ADI ndau rreth 73.000 dollarë amerikanë për OJQ-të nga Gostivari, Tetovë, Kërçova dhe Dibra

Gostivar (26/4/2007)

Foto nga ceremonia

Në kuadër të projektit “Shoqëria civile në aksion”, Asociacioni për Iniciativa Demokratike (АDI) nga Gostivari, 15 OJQ-ve nga rajoni i Gostivarit, Tetovës, Кërçovës dhe Dibrës u ndau grante me vlerë prej rreth 73 000 dollarësh për implementim të projekteve nga fusha të ndryshme siç janë lufta kundër korrupsionit, përmirësimi i mbrojtjes shëndetësore dhe mjedisit jetësor, zhvillimi ekonomik lokal dhe përfshirja e grupeve të margjinalizuara në jetën shoqërore. Grantet e ndara janë në kuadër të programit Iniciativa Partnere Lokale, i mbështetur nga Instituti për Komunitete të Qëndrueshme (IKQ), nëpërmjet fondeve të Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID). “E ndërtuar rreth vlerave të fuqishme, shoqëria civile luan rol të rëndësishëm në jetën e përgjithshme shoqërore. Shoqëria civile duhet të ndërtohet mbi këtë sukses dhe të përpiqet të zgjerojë pjesëmarrjen qytetare në iniciativat e veta”, theksoi Shpend Imeri, kryetar i ADI-t për të shtuar se shoqëria qytetare do të duhet të përgjigjet në dy probleme kyçe sociale – luftën kundër varfërisë, respektivisht papunësisë dhe luftën kundër korrupsionit. Në emër të Institutit për Komunitete të Qëndrueshme, drejtoresha Stefani Rast i përgëzoi fituesit e granteve dhe i inkurajoi për realizim të suksesshëm të projekteve dhe vendosjen e partneriteteve mes OJQ-ve dhe autoriteteve lokale. Gatishmërinë për përkrahjen e sektorit civil nga ana e pushtetit lokal, e shprehu zëdhënësja e komunës së Gostivarit, Njomza Selimi. Sipas Lindita Bexheti, koordinatore e projektit, qëllimi i Programit për Iniciativa Partnere Lokale është që të mbështesë iniciativa lokale të cilat mundësojnë pjesëmarrje aktive të qytetarëve në marrjen e vendimeve me interes publik, të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve me të cilat ata ballafaqohen drejt përmirësimit të kualitetit të jetës në katër komunat. Vlen të theksojmë se nga 15 projektet që fituan grande me këtë program, pesë projekte do të implementohen në komunën e Gostivarit, nga ana e OJQ-ve në vijim: Fondacioni Qendra Informatike, Qendra “Pa kufij”, European Link Center, Lidhja e Gruas Shqiptare - dega në Gostivar dhe Inter Ethnic Project. Në komunën e Tetovës, po ashtu do të implementohen pesë projekte nga: Agjencia për Përkrahje të Ndërmarrjeve (ESA), Qendra për Participim Publik, Gjelbërimi, ADA dhe Qendra për Zhvillim demokratik. Tre projekte do të implementohen në komunën e Kërçovës nga ana e Shoqatës së personave të verbër, Fondacioni Qendra Informatike dhe Qendra për Zhvillim ekonomik të Regjionit – Kërçovë dhe dy projekte do të implementohen në komunë e Dibrës nga ana e Rinisë Tolerante dhe Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit. Programin për Iniciativa Partnere Lokale ADI e realizon në bashkëpunim me partnerët e vet: Agjencia për Përkrahje të Ndërmarrjeve (ESA) – Gostivar, RHAM Sonce – Tetovë, Qendra për Zhvillim të Komunitetit – Kërçovë dhe Qendra e Gruas – Dibër.

lartë

ADI parashtroi raport kuartal deri te Këshilli ekonomiko-social i Kombeve të bashkuara (ЕCOSOC)

New York, qershor 2007

Si organizatë me status special konsultativ pranë Këshillit ekonomiko-social të Kombeve të Bashkuara, ADI parashtroi raport kuartal deri te Komiteti për organizata joqeveritare. Raporti i referohet periudhës 2003-2006 dhe përmban informata për kahjet kryesore në punën e organizatës. Njëkohësisht në raport janë përfshirë informata për kontributin e ADI-t në punën e KB-ve, respektivisht bashkëpunimi me trupat speciale dhe agjencitë. Këtu vend të rëndësishëm zë projekti që ADI e implementoi si sub-koordinator i rrjetit joformal rajonal (UN-NGO-IRENE) për Evropën Lindore, për themelimin e mekanizmave institucionale për barazi gjinore në nivel lokal, pastaj projektin për këmbim rajonal të vullnetarëve (RIVER SEE) dhe punëtoritë për buxhetim participativ.

lartë

Shumica e Badenterit – zbatimi në nivel qendror dhe lokal

Gostivar (5/4/2007)

Foto nga forumi

Asociacioni për Iniciativa demokratike (ADI), në kuadër të Platformës Qytetare të Maqedonisë (PQM), organizoi forum tematik të titulluar “Shumica e Badinterit – zbatimi në nivel lokal dhe qendror”. Forumi u mbajt më 5 prill 2007 në klubin e deputetëve në Shkup dhe shfaqi interes te përfaqësuesit e organizatave qytetare dhe te mediat. Në forum mori pjesë Besim Dogani, nënkryetar në Kuvendin e RM-së, i cili në paraqitjen e tij tërhoqi vëmendjen për faktin se deri më tani në Kuvend janë miratuar 40 ligje me shumicën e Badinterit, por akoma ka situate të manipulimeve të politikës ditore me shumicën e dyfishte. Prof, dr. Elena Andreevska theksoi se nuk ka standard precize për mënyrën e zbatimit të shumicës së dyfishtë, por edhe se çdo shtet duhet të sigurojë kushte të domosdoshme për pjesëmarrje aktive të pakicave nacionale në lidhje me çështjet të cilat i referohen jetës së tyre kulturore, sociale dhe ekonomike. “Zbatimi i deritanishëm i shumicës së dyfishtë, tregoi mospërputhshmëri në tërë konceptin në nivel lokal dhe qendror. Në nivel qendror tanimë janë instaluar procedurat, mbetet që e njëjta të ndodh edhe në nivel lokal”, theksoi Albert Musliu, drejtor ekzekutiv i ADI-t. Përfundime të përgjithshme nga forumi tematik janë se parimi i Badinterit, gjithnjë e më pak do të zbatohet në nivel nacional, respektivisht do të zbatohet më shpesh në nivel lokal. Deri tani më shumë vëmendje i është kushtuar formës ndërsa anashkalohej thelbi dhe një gjendje e tillë duhet të tejkalohet me forcim të kapaciteteve të Ministrisë për vetëqeverisje lokale, e cila do të duhet gjithnjë e më shumë t’i ndihmojë proceset në nivel lokal.

lartë

Ambasadori francez Valero, vizitoi ADI-n

Gostivar, 2007

Ambasadori Valero (majtas), Albert Musliu (djashtas)

Ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë Bernard Valero, në kuadër të vizitës së tij në Gostivar, realizoi një takim edhe me përfaqësues të Asociacionin për Iniciativa Demokratike. Gjatë qëndrimit në zyrat e ADI-t, ekselenca e tij u prit nga kryetari i ADI-t Shpend Imeri dhe drejtori ekzekutiv Albert Musliu. Ata e njoftuan ambasadorin me aktivitetet që i ka realizuar ADI në lëmin e forcimit të shoqërisë civile, me kontributin e dhënë në drejtim të përfaqësimit, edukimit dhe avokimit për të drejtat e njeriut në Maqedoni dhe në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për të drejtat e pakicave etnike. Ambasadori francez u interesua për zhvillimin ekonomik lokal si dhe për problemet me te cilat ballafaqohet sektori joqeveritar në rajonin e Gostivarit. Ai inkurajoi përfaqësuesit e ADI-t për punën e tyre në drejtim të forcimit të sektorit civil, shoqërisë multikulturore dhe proceset integruese.

lartë

Raport për gjendjen e refugjatëve dhe personat e zhvendosur përkohësisht në Maqedoni

Gostivar, 2007

Si anëtare e Këshillit Evropian për Refugjatë dhe të Dëbuar (ECRE), ADI hartoi Raport për gjendjen e refugjatëve dhe personave të zhvendosur përkohësisht në Maqedoni. Në këtë raport është analizuar politika e “kthimit” me fokus kryesor në situatën me refugjatët nga Kosova dhe personat e zhvendosur përkohësisht. Njëkohësisht, në raport ceken disa çështje të rëndësishme në lidhje me integrimin e refugjatëve, azilkërkuesve dhe PZhP. Raporti ka për qëllim të nxisë identifikim të detajuar dhe sistematik të mangësive në legjislativën nacionale dhe tejkalimin e tyre, si dhe të ofrojë rekomandime për reintegrim efektiv dhe të qëndrueshëm dhe përfshirje sociale të refugjatëve dhe PZhP.

lartë

Publikimi i ri: Ndarja e pushtetit

Gostivar, 2007

Kopertina e librit Ndarja e pushtetit

Në kuadër të projektit “Ndarja e pushtetit: Koncept i ri në procesin e vendimmarrjes në komunat multikulturore“, ADI në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Qendrën për Paqe dhe Demokraci (Ian Colins), e publikoi Raportin hulumtues. Ky raport u hartua si rezultat i procesit të monitorimit në katër komuna në Maqedoni: Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Strugë dhe përmban të dhëna empirike dhe vlerësim analitik të procesit të decentralizimit në katër komunat, si dhe të zanafillave të zbatimit të Parimit të Badeneterit në nivel lokal dhe kahet e mundshme për zhvillim të këtij modeli dhe procedure. Njëkohësisht, raporti jep pasqyrë të qartë të strukturës, institucioneve dhe dallimeve kulturore në komunat Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Strugë. Projekti, si dhe raporti hulumtues, u financuan nga BE-ja ndërsa u menaxhuan nga Agjencia Evropiane për Rindërtim (EAR).

lartë

Forum i hapur në lidhje me Ligjin për Volonterim

Gostivar (1/3/2007)

Asociacioni për Iniciativa Demokratike (ADI), Qendra për Zhvillim Institucional (CID), dhe Qendra Ndërkombëtare për të Drejtë Jo-Fitim-Prurëse (ICNL), në bashkëpunim me Ministrinë për Punësim dhe Politikë Sociale, organizoi forumin e hapur në lidhje me Ligjin për Volonterim.Shumë përfaqësues të OJQve morën pjesë në këtë tribunëm si dhe volonterë të cilët tani janë dukë shërbyer në rajonin e Gostivarit, Teotvës dhe Kërcovës. Qëllimi I këtij forumi është të informojë participantët për Ligjin dhe të ndajnë eksperienca dhe qëndrime që kanë të bëjnë me volonterimin. Mirjana Aleksevska, përfaqësuese e Ministrisë për Punësim dhe Politikë Sociale, përgatiti prezantimin I cili e shfaqi përmbajtjen dhe procesin e krijimit të Ligjit për Volonterim. Pjesëmarësit debatuan dhe ofruan sugjerime për formulimin më të mirë të Ligjit të Propozuar. Prezenatimi u pranua mirë dhe Ligji gjykon sipas nevojës për rregullimin dhe mbrojtjen e volonterimit. Kjo u pa si një segment I shoqërisë moderne I cili do të kontribojë për zhvillimin social dhe ekonomik të Maqedonisë.

lartë

Ekspozitë fotografish dhe filmash dokumentarë

Gostivar (1/2/2007)

Еkspozita e Sashës

Një ekspozitë e fotografive dhe filmave dokumentarë u mbajtë në shtëpinë e kulturës së Gostivarit nën organizimin e Asociacionit për Iniciativa Demokratike (ADI), dhe me përkrahjen shtesë të Ministrisë Për Punë të Jashtme. Rreth 50 fotografi dhe tre filma dokumentarë të shkurtë kulminuan punën e studentëve të regjionit të gjërë të Gostivarit, nën udhëheqjen e Fotografit Profesionist Sllovak Sasho Niskac, një volonter I mëparshëm në ADI. Më tepër se qindra pjesëmarrës patën mundësinë të shohin fotografitë e realizuara në Gostivarë, Tetovë, Shkup si dhe në fshatrat e Vërtokut, Pozharanit, Novo Sellës, Zubovces, Leunovës, Dufit, Mavrovës dhe Sretkovës. Ato gjithashtu patën mundësinë të shohin tre filmat dokumentarë të shkurtë të cilat reflektojnë jetat e të rinjëve të etniteteve të ndryshme të qytetit të Gostivarit. Qëllimi I kësaj ekspozite ishte të ndërlidhë diferencat në mes grupeve etnike të cialt koekzistojnë në Gostivar:maqedonas, shqiptarë, turq dhe romë. Kjo ofroi një mundësi të shihen dhe diskutohen kulturat dhe traditat e të gjitha komuniteteve të cilat jetojnë në këtë rajon me qëllim të largimit të paragjykimeve në mes të të rinjëve. Për kontributin e tijë të vecantë dhe ekskluziv në sferën e shoqërisë civile, Sasho Niskacit ju dorëzua një shpërblim në “Ditën e Komunës ” nga ana e Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

lartë

Panairi Regjional I OJQve

Gostivar (15–16/12/2006)

Stenda e ADI-t në Пanairin e OJQve

Organizatat Jo Qeveritare nga Gostivari dhe të qyteteve tjera patën mundësi të prezentojnë aktivitetet e tyre në Panairin Regjional të OJQve, I cili u mbajt në kornizat e Platformës Qytetare të Maqedonisë. Panairi u organizua nga ana e Asociacionit për Iniciativa Demokratike (ADI) nga Gostivari. Panairi I I OJQve u mbajt në restoranin “Mavrova”, në Dhjetorë 15-16, 2006. Në Panair u prezantuan 26 organizata nga Gostivari, Tetova, Shkupi, Kërcova, Struga dhe Dibra. Në forum u diskutuan cështje të aktiviteteve që kanë të bëjnë më procesin e decentralizimit, zhvillimit ekonomik lokal, shumica e Badinterit, dhe Dekada e romëve. “Stabiliteti I Institucioneve që garanton demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, janë parakushte të nevojshme për qasje në UE. Për ate, shoqëria civile duhet të forcohet dhe të jetë faktorë I rëndësishëm në forcimin e demokracisë dhe kështu të bëhet një celës për integrimet në UE” deklaroi Z. Shpend Imeri, presidenti I ADI-t, në ceremoninë hapëse. Qëllimi I kësaj ngjarje është të njoftojë publikun me aktivitetet e organizatave të shoqërive civile, të krijojë hapësirë për shkëmbim të eksperiencave dhe të risë bashkëpunimin regjional përmes kordinimit dhe krijimit të rrjeteve të organizatave të shoqërive civile. Panairi Rajonal- Gostivar 2006 ishte ngjarja e dytë e kësaj natyre, Panairi I parë u mbajtë në Strumicë. Si shtesë, tre panaire të tjera janë paraparë që të organizohen në Platformën Qytetarë të Maqedonisë.

lartë

ADI publikon libër të ri: Shtetësia – në mes teorisë dhe praktikës

Mbulimi i Shtetësisë - Në mes teorisë dhe praktikës

Gjatë Gushtit 2006 ADI publikoi librin” Sundimi I ligjit në ish Republikat Jugosllave dhe Shqipëri: Shtetësia – në mes teorisë dhe praktikës”. Analizat e përfshira në këtë publikim janë të lidhura me shtetësinë dhe kornizën juridike e cila e adreson cështjen e shtetësisë të të gjitha shteteve të cilat u pavarësuan pas ndarjes së ish RSFJ, si dhe Shqipëria. Të gjitha analizat janë bërë nga FDPtë nacional (Forcat e Detyrës së Përfaqësimit) të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës dhe Sërbisë, të cilat janë pjesë e Legal Issues Group (LIG) të Balkan Human Rights Network (BHRN) dhe të South East European Refugee Assistance Network( SEE-RAN). LIG përfshin rreth 30 OJQ të cilat janë active në fushën e refugjatëve dhe të të drejtave të njeriut. Shumë nga këto OJQ kanë histori të gjatë në furnizimin me ndihmë juridike dhe përkrahje tjetër për refugjatët, PZHPtë, dhe të riatdhetsuarit, përderisa anëtarët e OJQve tjera janë të angazhuara në aktivitetet për të drejtat e njeriut të cilat më së shumti janë analitike dhe të orientuara në përfaqësim. Në të gjitha analizat e përfshira në këtë publikim reflektohet se problemi I shtetësisë është identik, me përjashtime të vogla për Shqipërinë dhe me pabarazi evidente në Kosovë, sepse është rast specific. Analizat në përgjithësi reflektojnë kornizën juridike nacionale dhe ndërkombëtare, garancat kushtetuese për shtetësinë, implementimi I Ligjit në praktikë dhe raportet përkundra Ligjeve tjera. Rastet aktuale të problemit të marrjes së shtetësisë gjithashtu janë të prezentuara. Përfundimisht, aty ka rekomandime të cilat rezultuan nga analizat. Ky publikim është pjesë e ciklit të ardhshëm I dedikuar temave si papunësia, të drejtat pronësore, penzionet etj. Shkarkoni librin në PDF format.

lartë

Trajnimi I Këshilltarëve Komunal për Parimin e Badinterit

Trajnimet e ADI-t

Në përputhje me projektin “Ndarja e pushteteve-koncept I ri I procesit të vendimmarrjes në zhvillimin e bashkësisë” katër trajnime të emëruara “Roli I të Drejtave të Njeriut në zhvillin e Bashkësisë” ishin të mbajtura në komunat multikuturore si Gostivar, Strugë, Kërcovë dhe Dibër. Trajnimet filliuan më 25 dhe 26 Qershorë 2006 në komunën e Gostivarit, duke vazhduar në komunën e Strugës më 1 dhe 2 Korrik si dhe në komunën e Kërcovës më 15 dhe 16 Korrik dhe përfundimisht në komunën e Dibrës më 22 dhe 23 Korrik 2006. Të gjitha trajnimet u mbajtën në periudhë prej një muaj. Kohëzgjatja e trajnimit ishte dy ditë për qytet. Përbërja e pjesëmarësve përfshinte këshilltarë komunal, përfaqësues të OJQve dhe pjesëmarrës të Asociacioneve të ndryshme. Gjatë trajnimit tema të ndyshme të cilat janë aktuale dhe të cilat janë në interes të shoqërisë u elaboruan, si të Drejtat e Njeriut dhe të pakicave dhe theks I vecantë gjatë trajnimit ishte vendosur në Parimin e Badinterit. Trajnimi u drejtua nga ekspert I cili ka njohuri për cështjet e zgjedhura të trajnimit të cilat në të njejtën kohë përfaqësojnë edhe faktorin kryesorë të proceseve politike dhe demokratike në Maqedoni që jaë zhvillim. Trajnimi I Këshilltarëve Komunal për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave si dhe për Parimin e Badinterit ishte qëllimi I trajnimit. Është fakt se vendet në të cilat nevoja e implementimit të Parimit të Badinterit, nuk është shumë e njohur nga personat të cilët nuk janë direct të përfshirë në implementimin e komunave gjegjëse. Kjo është arsya pse shumë nga Këshilltarët gjatë kohës së trajnimit kanë treguar interes në lidhje me temën e Parimit të Badinterit sepse është tema më aktuale dhe e përbashkët e të gjitha komunave multietnike dhe e cila prezenton mjetin kryesorë demokrtaik të marrëdhënieve në mes pakicës dhe shumicës në Maqedoni. Qëllimi kryesorë I paraparë në vetë projektin dhe kordinatorin e projektit nga ana tjetër është ajo se këto trajnime do t’ju ndihmojnë njerëzve të kuptojnë rëndësinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave/Parimin e Badintrit dhe ta praktikojnë atë sic duhet. Grupet në shënjestër në këtë trajnim ishin Këshilltarë Komunal, për shkak se komunat e bëjnë procesin e vendimmarrjes në përputhje me Parimin e Badinterit dhe ato janë të njejtit të cilët kanë nevojë për aktivitete dhe trajnime të tilla. Trajnimet u mbajtën suksesshëm dhe të gjithë pjesëmarrësit treguan mirënjohjet e tyre për temën e qëlluar të trajnimit si dhe për cështjet e përfishira në trajnim.

lartë

Korridori 8 kthehet në Agjendën e Prioriteteve

Takimi i Fokus Grupës

Takimi I parë I Fokus Grupës së Projektit “Korridori 8 – partnerët përtej politikës” idea e së cilës është të stimulojë bashkëpunimin e shteteve nëpër të cilët kalon ky Korridor u mbajt më 11 dhe 12 Prill në Foton nga takimi I Fokus Grupës në Hotel Kontinental të Shkupit. Projekti është përkrahur finansiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme programa FRESTA dhe është implementuar nga Asociacioni për Iniciativa Demokratike ADI – Gostivar. Pjesëmarrësit në Fokus Grupë ishin ekspertë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Bullgaria, shtete nëpër të cilat Korridori 8 kalon. Ekspertët kishin prapavijë të ndryshme: qeveritare, të mediave, përfaqësues të OJQve. Konkluzioni I përbashkët I takimit është ideja e inicijativave të zhvillimit jashtë kufijve që të ndikojnë te faktorët relevant me qëllim që të sjellin përsëri Korridorin 8 në Agjendën e Prioriteteve dhe të ngrisin impaktin e sektorit civil për këtë qëllim. Projekti do të vazhdojë gjatë Marsit 2007 dhe me qëllim të aktiviteteve të lobimit, do të organizohen konferenca dhe ekspozita, një autobus me gazetarë dhe artist të cilët vijnë nga këto tre shtete do të udhëtojnë nga Vlora (Shqipëri) në Burgas, respektivisht përmes boshtit ku Korridori 8 është paraparë që të ndërtohet. Korridori Lindje-Perëndim është pjesë e një projekti më të madh që përfshin ndërtimin e linjës së gasit Vlorë-Burgas si dhe rrugë, hekurrudha dhe gazësjellës, rrjete të transportit dhe infrastrukturë. Ndërtimi I Korridorit jo vetëm që do të zvogëlojë distancën në mes Evropës dhe Lindjes në aspektin ekonomik dhe politik, por në të njejtën kohë do të lidh edhe potencialin ekonomik të rajonit.

lartë

Standardi i jetës së njerëzve në moshë është në rënie

Mavrovë (08-09/02/2006)

Konferenca

Asociacioni për Iniciativa Demokratike në bashkëpunim me Komitetin Kroat në Helsinki dhe Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Beograd organizoi konferencën “Prezantimi I raporteve nacionale për pozitën juridike të personave të moshuar në Kroaci, Maqedoni dhe Sërbi”, 8 – 9 Shkurt, në Mavrovë Maqedoni. Përfaqësuesit dhe ekspertët nga këto organizata prezantuan analizat dhe faktet për pozitën e personave në moshë në këto shtete, pas së cilës kishte një diskutim për statusin dhe pozitën e tyre, perspektivën dhe të drejtat e personave në moshë, me qëlim që të inkurajojnë masat të cilat duhet të ndërmiren për përmirësimin e pozitës së personave në moshë. Në diskutimin e kësaj cështje, kontribut të vet dhanë përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, si dhe ekspertët dhe përfaqësuesit nga OJQ-të.

Dita e dytë e konferencës, fokusi ishte në pozitën sociale të personave në moshë, dhe u diskutua pozita e personave në moshë në shoqëritë multikulturore, shërbimet për personat në moshë dhe pozita e tyre në procesin e decentralizimit si dhe të moshuarit si grup në shënjestër në marketingun politik. Në fund të konferencës u konkludua se ekziston një rrënie e standardit të jetës së personave të moshuar në rajon dhe se duhet të ndërmiren vlerësime institucionale, sidomos në familjet rurale. Pjesëmarrësit në konferencë u dakorduan se është e nevojshme që solidariteti në mes gjeneratave të forcohet dhe të rinjtë duhet të kujdesen më tepër për të moshuarit. Globalizimi si dhe varfëria ishin të nënvizuara si faktorë më të mëdhenj të cilët ndikojnë në shpërfilljen e të moshuarve. Pjesëmarrësit e konferencës “ Prezantimi I raporteve nacionale për pozitën juridike të të moshuarve në Kroaci, Maqedoni dhe Sërbi” u dakorduan se modeli Skandinav I kujdesit të personave të moshuar është më adekuat për shtetet e këtij rajoni.

lartë

Punëtoria trajnuese “Buxhetimi me pjesëmarrje”

Shkup (20-21/02/2006)

Fotografi në grup e pjesëmarrësve dhe trajnuesve

Instuti Finansiar Publik-Privat (IFPP) në partneritet me Departamentin e Kombeve të Bashkuara për Punë Socio-Ekonomike (UNDESA) në bashkëpunim me Asociacionin për Iniciativa Demokratike (ADI) dhe me përkrahjen e finansimit nga ana e Paktit për Stabilitet të Fondit Gjerman Jashtë-Kufijve, organizoi trajnimin me temë “Buxhetimi me pjesëmarrje”, më 20-21 Shkurt,2006. Punëtoria Trajnuese zuri vend në Hotel Kontinental, Shkup dhe ishte në shënjestër për shoqërinë civile, institucionet Qeveritare, vecanërisht për departamentet e planifikimit dhe buxhetimit, përfaqësuesit të mediave, biznes sektorit si dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare. Gjatë kohës së trajnimit dy-ditorë, u prezentuan “Shtetasit dhe buxheti”, Politika Fiskale dhe rëndësia e sajë, llojet e tatimeve dhe përqindja e tyre, raportet e buxhetit me strategjitë e zhvillimit dhe buxheti,buxheti afatmesëm, buxheti I vetëqeverisjes lokale, angazhimi I qytetarëve dhe pjesëmarrja e tyre, Përfaqësim-Lobimi dhe mediat dhe raste të vërteta të ndikimit të qytetarëve në edukimin-buxhetorë të buxhetit në Shqipëri,gjithashtu ishin të prezentuara. UNDESA është faqe ndërmjetëse vitale në mes politikave globale në sferat e ekonomisë, të mjedisit dhe shoqërore dhe veprimet nacionale. Misioni I UNDESA/DPADM është të ndihmojë Shtetet Anëtare në sigurimin se sistemet e tyre të qeverisjes, institucionet finansiare dhe administrative, burimet njerëzore dhe funksionimi në mënyrë efikase I procesit të zhvillimit të politikave dhe mënyrat e pjesëmarrjes së dialogut nxitës, duke promovuar dhe ndarë informacion dhe njohuritë dhe duke furnizuar shërbime tehnike dhe të këshillimit. Instituti Finansiar Publik-Privat është një think tank rajonal, I vendosur një Shqipëri. Misioni i IFPP-së është të inkurajojë dhe të përkrah implementimin e ekonomisë së tregut të lirë, me një bashkëpunim të afërt me institucionet nacionale, rajonale dhe ndërkombëtare. Fokuset kryesore të punës së IFPP-së janë cëshjet në finansimin public, transparenca buxhetore dhe pjesëmarrja. ADI është një think tank rajonal, organizatë jo-qeveritare, e themeluar në Gostivar, Maqedoni, më 1994. ADI ka për qëllim të mbrojë dhe të promovojë standarde dhe vlera ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, dhe të forcojë shoqërinë civile në EJL. Në fund të trajnimit të gjithë pjesëmarrësve ju ndanë qertifikata.

lartë

Shoëria Civile në Aksion: Partneritete për Ndryshime Pozitive Shoqërore

Shkup (02/14/2006)

Presidenti i ADI-t, i pari nga e djathta, në aktin e nënshkrimit të Kontratës me USAID-in

Sot Asociacioni për Iniciativa Demokratike nënshkroi kontratë me USAID dhe me Institutin për Bashkësi të Qëndrueshme me qëllim të forcimit të shoqërisë civile në rajonin veri-perëndimorë të Maqedonisë. Ky projekt I titulluar “Shoqëria Civile në Aksion: Partneritete për Ndryshime Pozitive Shoqërore” do të lidh qytetarët e preokupuar me OJQtë që të implementojnë ndryshime në politikat e Komunave të Gostivarit, Tetovës, Kërcovës dhe Dibrës. ADI do të furnizojë ndihmë ri-grantuese për qytetarët/grupet joformale të qytetarëve dhe OJQtë, të cilët do të donin të ndjekin iniciativa komunale në këto qytete në fushat e korrupsionit, mjedisit jetësorë/shëndetit, zhvillimit ekonomik dhe përfshirjes së grupeve të margjinalizuara. Në Maj 2006, ADI do të mbajë debate publike për qytetarët dhe OJQtë në fushën e korrupsionit, mjedisit jetësorë, shëndetit, zhvillimit ekonomik dhe përfshirjes së grupeve të margjinalizuara. Në këto debate pjesëmarrësit do të diskutojnë për cështje të cilat I preokupojnë ato në nivel lokal dhe do të informohen për procedurën e aplikimit që të implementojnë iniciativat e tyre komunale me qëllim të adresimit të brengave të tyre. Nëse jeni të interesuar që të merrni pjesë në këto debate kontaktoni ADI-n në 042 22 11 00 për më tepër informacione. Gjithashtu, informacionet do të distribuohen në mediume së shpejti për kohën dhe datën e debateve publike në Gostivar, Tetovë, Kërcovë dhe Dibër.

lartë