Mirë se vini në Asociacionin për Iniciativa Demokratike (ADI), organizatë joqeveritare multientnike me status special konsultativ ne Këshillin Ekonomik dhe Social (ECOSOC) pranë Kombeve të Bashkuara.

Never doubt that a group of thoughtful, committed citizens can change the world. Indeed, it is the only thing that ever has. — Margaret Mead

I themeluar në vitin 1994 në Gostivar, Maqedoni, ADI implementon projekte pë të drejtat e njeriut dhe shoqërinë qytetare që promovojnë demokracinë dhe mbështesin paqen dhe stabilitetin në Maqedoni dhe në Evropën juglindore. Aktivitetet tona janë të orientuara drejt mbështetjes, edukimit dhe participimit publik me asistencë të rrjetit tonë nacional, regjional dhe ndërkombëtar, nga vullnetarët dhe organizatat partnere. Deri më tani, ADI ka implementuar qindra projekte nëpër tërë Maqedoninë kurse të njëjtën gjë ka filluar ta bëjë edhe në shtetet fqinje. Për jetësim më të suksesshëm te qëllimeve tona, ADI themeloi zyra në Kosovë (Prishtinë), në Shqipëri (Tiranë), në Bosnje e Hercegovinë (Sarajevë) dhe në ShBA (Nju Jork).

Krahas kësaj, ADI është anëtar i shquar në Komitetin udhëheqës të Rrjetit të të drejtave të njeriut në Ballkan (Balkan Human Rights Network – BHRN), anëtar i shquar i Bordit të drejtorëve të Rrjetit për ndihmë të refugjatëve nga Evropa juglindore (South East European Refugee Assistance Network - SEE – RAN), anëtar i Komitetit evropian për refugjatë dhe azilantë (European Committee on Refugees and Exiles - ECRE), anëtar i Rrjetit ndërkombëtar për armë të lehta (Internationa Action Network on Small Arms – IANSA), anëtar i CIVITAS INTERNATIONAL si dhe ishte i zgjedhur si koordinator nënregjional i Rrjetit joformal regjional të OJQ-ve për Evropën Lindore.

ADI juridikisht është rjegjistruar në Republikën e Maqedonisë dhe është formuluar si organizatë joqeveritare e autorizuar për zbatim të iniciativave qytetare. ADI udhëhiqet nga bordi i drejtorëve që përbëhet prej nëntë anëtarësh dhe nga bordi i këshilltarëve.