Drejtoria udhëheqëse
Emri i projektit:
Programi për dallimet dhe demokracinë në Evropën juglindore (Faza e dytë)
Periudha e implementimit: 2003 – 2006
Vendi i implementimit: Maqedoni
Grupet qëllimore: Bashkësitë e pakicave etnike në Maqedoni
Përshkrimi i projektit:
Ky projekt fokusohet në promovimin e pjesëmarrjes publike të pakicave etnike në sferën politike dhe ekonomike në Maqedoni. ADI ka organizuar punëtori për Ndarjen e pushtetit në Evropën juglindore (2003) si dhe punëtori për Grumbullimin e fakteve etnike për zhvillim (2005) në bashkëpunim me Grupin ndërkombëtar për të drejtat e minoriteteve. ADI gjithashtu ka organizuar trajnime të stafit me qëllim të zgjërimit të njohurive të tyre për përcaktimet e Konventës kornizë të pakicave nacionale dhe ka përkthyer në gjuhët lokale një numër të madh të udhëzuesve për pakicat etnike.
Donator: Grupi ndërkombëtar për të drejtat e minoriteteve (Minority Rights Group International-MRG)
Emri i projektit: Vendparkimi i quajtur Dëshira
Periudha e implementimit: Dhjetor 2004 – Djetor 2005
Vendi i implementimit: Gostivar, Shkup, Prilep
Grupet qëllimore: Publiku më i gjërë, policia, ligjvënësits
Përshkrimi i projektit:
ADI ishte partner në këtë projekt dhe kishte për qëllim të lobojë për legjislativën e re në Republikën e Maqedonisë, në përputhshmëri me legjislativën ekzistuese të Unionit Evropian që do t’i kishte mbështetur dhe do t’i kishte promovuar të drejtat për qasje dhe lëvizshmëri. ADI gjithashtu u kyç në programin edukativ qytetar për të stimuluar ndjenjë të vërtetë dhe përgjegjësi komunale, veçanërisht në përcaktimin, shënimin dhe respektimin e vendeve për parkim të dedikuara për personat me invaliditet.
Donator: Iniciativa Evropiane për demokraci dhe për të drejtat e njeriut.
Emri i projektit: Promovimi i të drejtave të pakicave dhe forcimi i mirëkuptimit ndërkomunal në Evropën juglindore, Faza 2 - (Planet nacionale për mbështetje)
Periudha e implementimit: Shtator 2004 - Gusht 2005
Vendi i implementimit:Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mali Zi
Grupi qëllimor: Popullata e gjërë në Evropën Juglindore
Përshkrimi i projektit:
Projekti ka për qëllim që t’i mbrojë dhe t’i promovojë të drejtat e pakicave në Evropën Juglindore, duke kontribuuar në implementimin e standardeve ndërkombëtare dhe legjislativës vendore si dhe ta forcojë mirëkuptimin ndërkomunal nëpërmjet të: përkrahjes së implementimit të standardeve, legjislativës vendore dhe politikave për mbrojtjen e pakicave; ngritjes së vetëdijes për të drejtat e pakicave dhe vlera e dialogut multietnik.
Donator: Ministria e punëve të jashtme të Danimarkës
Emri i projektit: Libri vjetor ballkanik për të drejtat e njeriut 2004 – Të drejtat e pakicave në Evropën Juglindore
Periudha e implementimit: Mars 2004 - Gusht 2004 (E botuar në vitin 2005)
Vendi i implementimit: Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mali Zi
Grupet qëllimore: Pakicat në Evropën Juglindore
Përshkrimi i projektit:
Objektivi kryesor i këtij botimi ishte që të bëhet një vështrim mbi çështjet e pakicave me fokusim të rasteve specifike. Krahas raportimit, ky botim ka për qëllim vështrimin ndaj perspektivave teorike dhe implikacionet nga këto tema. Kjo qasje tregon se teoria dhe praktika duhet të lëvizin në të njejtën kahje. Interesat teorike ngërthjenë në vete implikacionin nga mosdefinimi i pakicave në ligjin ndërkombëtar si dhe çka do të thotë kjo për një rajon problematik siç është Evropa Juglindore. Libri vjetor është i orientruar drejt prezentimit të studimeve të rasteve që janë reprezentative për problemet dhe para së gjithash janë drejt një qasjeje reale. Në këtë drejtim është bërë pasqyra e problemeve në legjislativën dhe raportin për të drejtat e pakicave.
Donator: Ministria e punëve të jashtme të Danimarkës
Emri i projektit: Promovimi i të drejtave të pakicave dhe forcimi i mirëkuptimit ndërkomunal në Evropën Juglindore. Faza 1 (Raportet alternative për FCNM)
Periudha e implementimit: Korrik 2003 - Qershor 2004
Vendi i implementimit: Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal i Zi
Grupet qëllimore: Përfaqësues zyrtar të pushtetit dhe pakicat nga Ballkani
Përshkrimi i projektit:
Ky është një projekt regjional i cili rezultoi me projekt dhe publikim të 7 raporteve shtetërore për implementimin e dispozitave të Marrëveshjes Kornizë për të Drejtat e pakicave nacionale në Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe në Mal të Zi. Projekti e mundësoi pjesëmarrjen e OJQ-ve për të rritur ndikimin e tyre mbi çështjet e pakicave në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, por gjithashtu dhe të sigurojë disa tryeza të rrumbullakëta në nivel kombëtar të cilat u mbajtën me përfaqësues relevant zyrtar nga pushteti qendror dhe lokal, me OJQ vendore dhe ndërkombëtare si dhe palë të tjera relevante të interesuara.
Donator: Ministria e punëve të jashtme të Danimarkës
Emri i projektit: Formimi i mekanizmave institucionale për barazi gjinore në nivel lokal
Periudha e implementimit: Mars 2003 - Korrik 2004
Vendi i implementimit: Vërtok, Gostivar, Kisella Vodë në Maqedoni. Parvomaj, Gorna Orjahovica, Varna në Bullgari.
Grupet qëllimore: Autoritete lokale dhe gratë
Përshkrimi i projektit:
Ky është një projekt i cili u implementua nga ana e Asociacionit për Iniciativa Demokratike në Maqedoni dhe nga Fondacioni bullgar për hulumtim gjinor në Bullgari. Ky projekt pati për qëllim të merret me çështjet gjinore që ndërlidhen me barazinë gjinore në institucionet publike dhe politikën si dhe të sigurojë se që të dy gjinitë i gëzojnë të drejtat e barabarta në nivel lokal dhe punojnë në kahje të eliminimit të pabarazisë gjinore.
Donator: Ministria e punëve të jashtme të Danimarkës