Projekte rrjedhëse të të Drejtave të Njeriut

Emri i projektit:
Themelimi i kahjeve kryesore gjinore në punën e mediave, qeverisë, policisë dhe gjykatave

Periudha e implementimit: 2006 – 2007

Vendi i implementimit: Maqedoni, Shqipëri, Bulgari & Kosovë

Grupet qëllimore: Gazetarë, krijuesi të politikave të qeverisë, përfaqësues të qeverisjes lokale, oficerë policorë, gjykatës dhe juristë/avokatë, ekspertë të sektorit joqeveritarë

Përshkrimi i projektit:
Objektivë e këtij projekti është shfrytëzimi i rezultateteve të analizës paraprakisht të bërë nga projektet e BHRNsë në lidhje me kahjet kryesore gjinore në fushën e masmediave, autoriteteve qeveritare (nacionale dhe qeverisja lokale), zyrtarë të policisë dhe të gjykatave;me qëllim që të adresojnë të drejtat e njeriut-të drejtat e grave dhe përmirësimi i pozitës së gruas nëpërmjet të organizimit të diskutimeve panel të grupeve në shënjestër me profesione të ndryshme si gazetarë, krijues të politikave të qeverisë, oficerë policorë dhe zyrtarë të gjykatave dhe të policies, të cilët do të diskutojnë rezultatet e hulumtimit dhe do të bëhet informimi I këtyre profesionistëve në lidhje me kahjet kryesore gjinore në punën e tyre.

Projekti do të përbëhet nga tre faza. Faza e parë do të jetë identifikimi i problemeve dhe rekomandimi në lidhje me përmirësimin e pozitës së gruas - gruaja në media, gruaja në vetëqeverisjen lokale dhe në nivel të vendimmarjes, gratë-viktima të dhunës dhe trafikimit. Do të kryhet nga ekspertë të cështjeve gjinore të cilët do të mbledhin dhe do të analizojnë të dhëna nga hulumtime relevante nga projektet paraprake. Faza e dytë do të jetë organizmi i diskutimit panel për gazetarë profesional, krijues të politikave të qeverisë, policë, avokatë/juristë dhe gjykatës në cdo lokacion të implementimit si Tiranë, Prishtinë, Sofje dhe Shkup. Faza e tretë do të jetë organizmi i kampanjës së gjërë mediale me qëllim të ngritjes së vetëdijes në mes opinionit të gjërë në lidhje me cështjet e gruas dhe se si ato janë të ndjekura në media, në politikë dhe se si janë viktima të krimit.

Donator: Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës