Të Drejtat e Njeriut
Dihet mirë se “demokracia, zhvillimi dhe respektimi i të drejtave dhe lirive fundamentale të njeriut, varen nga njëra tjetra dhe kanë mbështetje reciproke”. Prandaj, detyrë e individëve dhe grupeve është që të protestojnë atëherë kur cenohen të drejtat e njeriut nga veprimet e shetit ose të veprimtarëve tjerë të shoqërisë. Asociacioni për Iniciativa Demokratike, në pajtueshmëri me rolin e vet si organizatë joqeveritare, i mbron, i mbikqyr dhe i përparon të drejtat e njeriut si një vlerë thelbësore e çdo shoqërie demokratike. ADI punon në kahje të sigurimit të garancive se asnjë individ apo grup nuk është i margjinalizuar ose i përjashtuar në bazë të etnitetit, gjinisë, racës, gjuhës, religjionit, invaliditetit ose ndonjë dallueshmërie në zhvillimin e Maqedonosë dhe Evropës Juglindore, si dhe në kahje të garantimit se konfliktet nga e kaluara nuk do të përsëriten.
Aktivitetet e ADI-t në kuadër të Programit të vet për të drejtat e njeriut, ngërthejnë në vete grumbullimin e informacioneve për mosrspektimin e të drejtave të njeriut, përkthim dhe distribuim të raporteve relevante, dokumenteve dhe librave nga lëmi i të drejtave të njeriut në gjuhët lokale dhe organizimin e seminareve dhe punëtorive për instrumente dhe institucione ndërkombëtare/kombëtare, të cilat merren me çështjet e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e tyre. ADI gjithashtu merr pjesë në konceptimin e raporteve rrjedhëse nacionale që kanë të bëjnë me implementimin nga ana e institucioneve qeveritare për marrëveshje të ndryshme dhe obligime tjera nga lëmi i të drejtave të njeriut. Këto obligime ngërthejnë në vete mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e respektimit të tyre në përputhshmëri me ligjet ndërkombëtare dhe lobimin në institucione të ndryshme qeveritare me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së të drejatve të njeriut.
Kohëve të fundit, ADI vazhdon të merr pjesë në zhvillimet ndërkombëtare të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe avancimin e tyre. Për shembull, ADI ishte i inkuadruar si organizatë e akredituar në Konferencën botërore kundër racizmit në Durban (si në procesin e përgatitjes të konferencës, ashtu edhe gjatë mbajtjes së konferencës) dhe në Samitin botëror për zhillim të qëndrueshëm.