Historku i ADI-t

Asociacioni për iniciativa demokraike, doli në skenë gjatë një periudhe turbulente të luftërave qytetare dhe spastrimve etnike në Evropën juglindore. Edhe pse arriti që t’u shmanget gjakderdhjeve të shumta që ndodhën në vendet tjera të ish Jugoslllavisë, Maqedonia megjithatë u ballafaqua me tensione të theksuara ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në territorin e saj. Me qëllim që të sigurojë mirëkuptim ndërkulturor, respektim dhe bashkëpunim ndërmjet bashkësive etnike, duhet të ndërtohet një shoqëri qytetare e cila do të funksionojë dhe e cila do të mundësojë kalimin në demokraci dhe do ta evitojë dezintergimim social, ekonomik dhe politik që është prezent në tërë regjionin.

If liberty and equality, as is thought by some, are chiefly to be found in democracy, they will be best attained when all persons alike share in the government to the utmost. — Aristotle

ADI pati një fillim modest dhe projektet e tij fillestare u fokusuan në iniciativat qytetare të cilat promovonin edukimin e votuesve për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1994 dhe zgjedhjet lokale të vitit 1996. Para së gjithash, veprimtaritë u fokusuan në shtypjen dhe distribuimin e materialeve të shkruara, organizimin e debateve publike, realizimin e anketave të opinoionit publik, sqarimin e ndryshimeve në ligjin e ri për zgjedhjet dhe arsyetimin e të drejtave dhe përgjegjësive të votuesve si dhe inkurajimin e pjesëmarrjes elektorale dhe qytetare. Gjatë zgjedhjeve, ADI ishte i involvuar në mënyrë aktive në monitorimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre lokale në vitet 1994, 1996 dhe 1998. Bëri trajnim, regrutim dhe inkuadrim të më shumë se 500 vollonterëve për vëzhgimin e zgjedhjeve. Që të lehtësohet kjo, u organizuan disa punëtori dhe seminare për trajnim. U ndërtua një rrjet vollonterësh dhe organizatash locale, me qëllim të mbulimit sa më të madh të vendvotimeve. ADI organizoi sistem për monitorimin e mediave gjatë fushatës parazgjedhore dhe gjatë procesit zgjedhor.

Promovimi i bashkëpunimit ndëretnik si dhe njohja e ndërsjellë kulturore, është gjithashtu një nga karakterisktikat konstituive të veprtimit të ADI-t në Maqedoni. ADI ka inicuar disa projekte për promovimin e ngjajshmërive ndërmjet grupeve etnike me qëllim të evitimit të dallimeve evidente të cilat i ndajnë komunitetet. ADI krijoi dhe publikoi një borshurë të kualitetit të lartë në tre gjuhë, e cila përmes fotografive dhe tekstit, ilustron traditat e përbashkëta kulturore dhe historinë në të cilën bëjnë pjesë shqiptarët, maqedonasit dhe turqit të cilët jetojnë në Maqedoni. Publikimi u bë një mjet i vlefshëm arsimor në shkollat publike të ndara etnikisht.

Me qëllim që akoma më shumë të forcojë shoqërinë qytetare, ADI gjithashtu fton organizatat vullnetare që falas t’i shfrytëzojnë pajisjet dhe mjetet e saj teknike. ADI u ofron këshilla profesionale individëve ose grupeve të qytetarëve të cilët janë të interesuar për iniciativat qytetare. Ndër vullnetarët e ADI-t janë përfshirë kontabilistë, mjekë, ekonomistë, juristë, profesorë të cilët i vënë në dispozicion shërbimet e veta profesionale. Kohëve të fundit, ADI ka ndërmarrë projekte më volluminoze të cilat i promovojnë të drejtat e njeriut dhe ndërtojnë shoqëri qytetare në Maqedoni duke përcjellur respektimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, marrëveshje kjo e cila siguroi paqen në Maqedoni pas konfliktit etnik të vitit 2001. ADI ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e implementimit të kësaj marrëveshjeje dhe duhej që të sigurojë se garancat e saja janë të miratuara dhe se ato respektohen. ADI për momentin është partnere e Grupit ndërkombëtar për të drejtat e pakicave (Minority Rights Group International) si dhe implementon aktivitete që janë pjesë e “Programit për dallime dhe demokraci në Evropën Juglindore).

Education is the most powerful weapon which you can use to change the world. — Allan Bloom

Që nga fillimi, ADI e zgjëroi programin e vet për iniciativa qytetare nëpër tërë Maqedoninë duke realizuar aktivitete në më shumë se 30 qytete dhe fshatra. Gjithashtu, ne jemi prezent edhe në shtete tjera të regjionit me zyrat tona në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë dhe Shqipëri. Së fundi, ADI ka edhe përfaqësues në Nju Jork dhe në Evropën perëndimore dhe e gjithë kjo kontribuon drejt realizimit të qëllimeve të programeve tona për të drejtat e njeriut, refugjatët, demokracinë dhe shoqërinë qytetare si dhe programeve arsimore dhe programeve për të rinj.