Projekte të realizuara për Edukim & Të Rinj

The EU is not a member of your political party

Emri i projektit: UE nuk është anëtare e partisë tënde politike

Periudha e implementimit: Dhjetor 2004 - Nëntor 2005

Vendi i implementimit: Shqipëri, Kosova, Maqedoni, Serbi dhe Mali i Zi

Grupet qëllimore: Njerëz të rinj të grupmoshës 18 – 28 vjeç, popullata me kufi moshe prej 28 deri më 35 vjeç të cilët kërkojnë punë, njerëz të cilët punojnë në institucionet dhe administartën publike, OJQ-të e rajonit që punojnë në lëmin e promblemeve me të drejtat e njeriut, zgjidhja e konflikteve, edukimi qytetar dhe aktivitetet rregullatore.

Përshkrimi i projektit:
Projekti është i orientuar drejt ngritjes së vetëdijes dhe edukimit të publikut për fillimin e procesit të krijimit të standradeve efikase dhe mekanizmave që do të implementojnë sistem të bazuar mbi meritat që e promovojnë profesionalizmin në institucionet dhe mbrojtjen e plotë të qytetarëve nga diskriminimi i mendimit politik nga ana e partive politike.

Donator: FRESTA


Emri i projektit: Bashkësi më e sigurtë – Problemi me armët e vogla dhe të lehta

Periudha e implementimit: Maj 2004 - Shtator 2004

Vendi i implementimit: Komunat Tearcë, Vratnicë dhe Gostivar (ligjërata) Gostivar, Shkup, Tetovë, Manastir, Kumanovë dhe Strugë (hulumtime)

Grupet qëllimore: Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme (ligjërëta), publiku më i gjërë (hulumtime).

Përshkrimi i projektit:
Në kuadër të këtij projekti ADI realizoi dy hulumtime dhe disa ligjërata për komunikim të padhunshëm nëpër shkolla. Qëllimi themelor i hulumtimit ishte të bëhet përcaktimi i parimeve të aspekteve shoqërore dhe të tregohet se si ndërlidhen ndërmjet veti përdorimi i armëve, siguria dhe obligimet e pushtetarëve dhe shoqërisë. Pyetësorët ishin të strukturuara në mënyrë që ta përcaktojnë nivelin e vetëdijes te qytetarët dhe reaksionet e tyre për prezencën e armëve të lehta, si dhe aspektet e tyre për detyrat dhe rolin e pushtetarëve dhe reagimit të shoqërisë Në ligjëratat u promovuan parimet e komunikimit pa dhunë ndërmjet të njerëzve të rinj dhe profesorëve; u krijua një qasje pozitive dhe pa dhunë drejt konflikteve sipas parnimit dhe respektimit të dallimeve.

Donator: Programi Zhvillimor pranë Kombeve të Bashkuara


Emri i projektit: Sy më sy ("Mirror to Mirror")

Periudha e implementimit: Shtator 2003 – Dhjetor 2003

Vendi i implementimit: Strumicë dhe Tetovë

Grupet qëllimore: Popullata më e gjërë në Maqedoni

Përshkrimi i projektit:
Projekti "Mirror to Mirror" ngërtheu në vete 2 filma dokumentarë të përgatitur në TV Art nga Tetova dhe TV Kanal Vis nga Strumica, me ndihmën dhe këshillimin nga ana e ADI-t. Qëllimi i filmave dokumentarë ishte që të përhapen mesazhe pozitive të qarta për segmentet e përbashkëta të jetesës së shqiptarëve dhe maqedonasve dhe të prezentohet një bashkëpunim i mirë ndërmjet qytetarëve me përkatësi të ndryshme etnike nga qyetete të ndryshme (Tetovë dhe Strumicë). Gjatë projektit është shfrytëzuar qasje e re në të cilën u vendos që stacioni televiziv nga Strumica të përgatitë një film dokumentar për Tetovën, kurse televizioni privat nga Tetova të përgatisë film dokumentar për Strumicën.

Donator: Ambasada e SHBA-ve në Shkup


Emri i projektit: Hulumtimi i armëve të vogla dhe të lehta në Maqedoni

Periudha e implementimit: Prill 2003 - Gusht 2003

Vendi i implementimit: Gostivar, Shkup, Tetovë, Manastir, Kumanovë dhe Strugë

Grupet qëllimore:Popullata e gjërë, njerëz të rinj dhe studentë

Përshkrimi i projektit:
Gjatë muajve maj dhe qershor të vitit 2003, vollonterët e ADI-t në Shkup, Gostivar dhe Strugë anketuan 1.200 persona, duke përfshirë tre rajone dhe dy bashkësi etnike (maqedonas dhe shqiptarë). Pyetjet e anketës ishin të përgatitura ashtu që lehtë të nxirret: Evaluimi qytetar i nivelit të armëve që e posedojnë qytetarët dhe për seriozitetin e këtij problemi, opinioni për sigurinë duke patur parasysh posedimin e armëve të vogla dhe të lehta, besimi tek institucionet e sistemit dhe bashkësia ndërkombëtare, mendimi dhe kapaciteti potencial për aktivitetet dhe kampanjat me qëllim të zgjidhjes së problemit. Disa nga 1200 anketat u shqyrtuan nga ekspertë të kësaj fushe dhe e gjithë kjo rezultoi me raportin e distribuuar deri tek organizatat e involvuara me aksionin për çarmatim, si dhe deri te bashkësia ndërkombëtare dhe mediat.

Donator: Bota më e sigurtë (Saferworld)