Projekte rrjedhëse për Edukim & Të Rinj

Projekti: Një mik i gjetur

Periudha e Implementimit: 2001 – vazhdon

Lokacioni: Maqedoni, Sërbi dhe Mal i Zi, Kosovë, dhe Shqipëri

Grupet në shënjestër: të rinjë/ nxënës të Shkollave të Mesme në Evropën Juglindore

Përshkrimi i projektit:
Qëllimi i këtij proekti është të përkrah procesin e pajtimit nëpërmes të përmirësimit të kuptimit të të drejtave të njeriut dhe njoftimi me diverzitetet si vlerësime të shoqërisë dhe duke fuqizuar të rinjtë dhe mësimdhënësit e tyre që të ndërmarin aksione lokale. Të rinjtë në shtetet në shënjestër marin trajnime dhe ligjerata në fushën e paqes dhe të dialogut, të rinjtë si mbrojtës të të drejtave të njeriut, roli i të rinjëve në përmirësimin e marëdhënieve ndërkulturore, dhe roli i mësimit ndërkulturorë në krijimin e shoqërive multietnike. Për më tepër, të rinjtë e involvuar në këtë projekt organizojnë punëtori dhe debate për të ndarë eksperiencat e tyre dhe njohuritë me të rinjtë e tjerë të rajonit.

Donator: FRESTA


Projekti: Qendra Babilon

Periudha e Implementimit: 2001 – vazhdon

Lokacioni: Gostivar, Maqedoni

Grupet në shënjestër: të rinjë

Përshkrimi i projektit:
Ky projekt zhvillon programe dhe aktivitete të cilat i kënaqin nevojate fëmijëve dhe të rinjëve, duke i kompletuar aftësitë e tyre jetësore, të mësuarit e stilit jetësorë të shëndoshë, dhe furnizimin e tyre me aftësi të reja të cilat do tu ndihmonin të rinjëve gjatë punësimit, themelimit të familjes, komunikimit dhe përfshirjes në jetën sociale. Ky projekt ngrit nivelin e iniciativave të të rinjëve dhe të aktiviteteve të Qendrës, duke përfshirë volonterë dhe prind dhe duke promovuar përfshirjen e bashkësisë në përmirësimin e pozitës së fëmijëve dhe të rinjëve. Ky proekt gjithashtu shërben për të ngritur kapacitetin e sektorit të organizatave jo qeveritare lokale për punën me të rinjtë.

Donator: Agjensioni për të Rinjë dhe Sport


Projekti: Teleqendra

Periudha e Implementimit: 2005 – vazhdon

Lokacioni: Gostivar, Maqedoni

Grupet në shënjestër: të Rinjë

Përshkrimi i projektit:
Qëllimi i Teleqendrës është të promovojë dhe të stimulojë pjesëmarjen e programave të mësimit afatgjatë. Ato përfaqësojnë të drejtat e njerëzve me fuqi të ulët blerëse për të pasur qasje të barabartë në këto programe, me qëllim të zhvillimit të kompetencave të nevojshme për participim aktiv në ekonominë njohëse. Programet e tanishme përfshijnë Teknologji të Informatave dhe të Komunikimit (ICT), module të mësimit të Gjuhës Angleze, dhe zhvillimit të aftësive jetësore.

Kurset në vijim ofrohen nga ana e Teleqendrës:

  • MODULI 1 - Njohuri elementare
  • MODULI 2 - Windows XP
  • MODULI 3 - Office Word 2003
  • MODULI 4 - Office Excel 2003
  • MODULI 5 - Office PowerPoint 2003
  • MODULI 6 - Office Access 2003
  • MODULI 7 - Internet Explorer dhe Outlook Express

Donator: FRESTA

për më tepër informata për Teleqendrën e ADI-t dhe kurset që ofron, ju lutemi na kontaktoni në: për më tepër informata për Teleqendrën e ADI-t dhe kurset që ofron, ju lutemi na kontaktoni në:

map to the telecenter ADI Telecenter
VII Zone bb
1230 Gostivar, Macedonia
Tel: +389 42 241 341
Fax: +389 42 241 341
Email: