Programi edukativ dhe për të rinj

E drejta e arsimimit është e drejtë e njeriut! Kjo, gjithashtu, është një nga mënyrat më produktive dhe më të rëndësishme për formimin e një gjenerate të individëve të informuar, të përkushtuar për demokraci dhe ndryshime pozitive sociale. Arsimimi mundëson të njohurit dhe të kuptuarit e kulturave të ndryshme dhe mundëson që të bëhen ndryshime përmes formave të qeta dhe të qëndrueshme. Deri më tani ADI ka implementuar projekte të shumta arsimore të cilat ndërtojnë kapacitete për qytetarët, shoqërinë qytetare dhe të rinjtë dhe në këtë mënyrë e promovojnë paqen dhe stabilitetin në rajon. Duke u përkushtuar në katër prioritetet arsimore (të mësuarit se si të jetohet bashkë, të mësuarit se si të kërkohet dituri, mësimi për veprim dhe mësimi për jetën), ADI vazhdon ta përparojë zhvillimin njerëzor në Maqedoni dhe në Evropën Juglindore përmes trajnimit të qytetarëve të informuar dhe me përgjegjësi sociale. Posaçërisht ADI beson në fuqinë e të rinjve që të mësojnë dhe të ndryshojnë botën. Prandaj shumë nga projektet tona arsimore janë të dedikuara për të rinjtë.

Education is the most powerful weapon which you can use to change the world. — Nelson Mandela

Programi rinor ka për qëllim ta inkuadrojë gjeneratën e re në aktivitetet për të cilat ata interesohen, siç janë sporti, gjuhët e huaja, kompjuterët, muzika dhe arti me qëllim të nxitjes dhe kultivimit të ndjenjave të miqësisë, jetës shoqërore, dallimeve, tolerancës ndëretnike dhe kreativitetit. Programi është i zhvilluar në dy kahje. E para, komponenta arsimore u siguron të rinjve orë për gjuhë të huaja, kompjuterë, shkathtësi sociale dhe jep mundësi për këmbim të përvojave kulturore. Si e dyta, komponenta psikosociale organizon aktivitete rinore nga lëmi psikosocial si dhe arti, muzika, teatri dhe aktivitetet tjera.

The youth program aims to involve the young generation in activities that interest them, such as sports, foreign languages, computers, music, and art with the aim of initiating and cultivating feelings of friendship, social life, diversity, inter-ethnic tolerance and creativity. The program is developed in two directions. First, the educational component provides youth with classes in foreign languages, computers, social skills and has opportunities for cultural exchanges. Second, the psychosocial component organizes youth activities from the psychosocial field, as well as art, sport, music, theatre and other activities.