Projekte të realizuara të Demokracisë & Shoqërisë Civile

Emri i projektit: Ndarja e pushtet – Koncepti i vendimmarrjes në komunat multinacionale në Maqedoni

Periudha e implementimit: Shtator 2005 - Gusht 2006

Vendi i implementimit: Komuna Gostivar, Dibër, Stugë dhe Kërcovë në Maqedoni

Grupet qëllimnore: Pakicat dhe këshilltarët komunalë në komunat Kërcovë, Strugë, Dibër dhe Gostivar

Përshkrimi i projektit:
Sistemi demokratik në Maqedoni është esencialsiht i ndryshuar dhe janë futur instrumente të reja dhe politika për mbrojtjen e pakicave. Ata përfshijnë atribute të ndarjes së pushtetit (demokraisë konsensuale), pjesëmarrje të barabartë të pakicave në institucionet qeveritare (administratë, armatë dhe polici), të drejtën për veto (parimi më i rëndësishëm i Badenterit) gjatë përcaktimit të ligjeve dhe vetëqeverisjes loclae për pakicat etnike. Këto instrumente dhe politika janë relativisht të reja kur bëhet fjalë për Maqedoni. Prandaj, ky projekt mbikëqyr nëse vendimet e marra në vetëqeverisjet lokale janë miratuar me konsensus ose vallë rregullat e shumicës ose vetos së pakicave i rrezikojnë të drejtata e pakicave të caktuara etnike në procesin e vendimmarrjes.

Donator: Agjencia Evropiane për Rekonstruim (European Agency for Reconstruction -EAR) Programi CARDS i Evropës Juglindore.
CARDS


Emri i projektit: Qytetarë të informuar dhe të lirë – Përfshirja e qytetarëve në punën e vetëqeversijes lokale

Periudha e implementimit: Maj 2005 – Nëntor 2006

Vendi i implementimit: Peshkopi - Shqipëri, Strugë dhe Gostivar – Maqedoni

Grupet qëllimnore: Organizata të shoqërisë civile, qytetarë dhe qeverisje locale nga vendet e implementimit.

Përshkrimi i projektit:
Ky projekt ka për qëllim ta forcojë pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e   qeverisjes lokale. Që të arrihet ky qëllim ne do të sigurojmë informata pë rrolin e shoqërsisë civile në proceset demokratike, do ta ngrisim vetëdijen te qytetarët dhe do ta mbështesim pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e qeverisjes lokale.

Donator: Komisioni Evropian: Programi CARDS për Evropën Juglindore.
CARDS


Emri i projektit: Forcimi organizativ i Asociacionit për Iniciativa Demokratike

Periudha e implementimit: Janar 2004 - Dhjetor 2006

Vendi i implementimit: Gostivar, Maqedoni

Grupet qëllimnore: Personeli i ADI-t

Përshkrimi i projektit:
Qëllimi I kërij proekti është që të rritet efikasiteti I punës dhe niveli I  transparencës së organizatës. Programi “Forcimi I organizatave strategjike” parasheh disa aktivitete të këtilla sic janë: trajnime për përmirësimin e punës së organizatave, konsulime, mbledhje, seminare, vizita studimore, transparencë, ëeb faqe, raporte vjetore dhe verifiikime, buletine, materiale informative, hulumtime, pajisje dhe aktivitete tjera të cilat kanë të bëjnë me përmnirësimin e punës në ADI.

Donator: Qendra maqedonase për bashkëpunim Ndrëkombëtar (Macedonian Center for International Cooperation-MCIC)
MCIC


Emri i projektit: Monitorimi i implementimit të Marrëveshjes Kornizë – Procesi i decentralizmit

Periudha e implementimit: Korrik 2004 – Korrik 2005

Vendi i implementimit: Tetovë, Gostivar, Prilep, Ohër

Grupet qëllimnore: Vetëqeverisjet lokale, administrata lokale, institucionet buxhetore dhe qytetarët

Përshkrimi i projektit:
Në kuadër të këtij projekti formuam Qendër për të drejtat e njeriut me qendra për përkrahje të monitorimit në Tetovë, Gostivar, Prilep dhe Ohër. Detyra themelore e vëzhguesve ishte që ata të sigurojnë informata nga pushetti lokal, ndërmarrjet publike dhe shërbimet që ndërlidhen me implementimin e procesit të decentralizimit dhe masa tjera të cilat parashihen me Marrëveshjen Kornizë: implementimi i procesit të decentralizimit dhe gadishmëria e pushtetit lokal për t’u ballafaquar me këtë proces; problemet potenciale gjatë procesit të implementimit të decentralizimit. Raportet për monitorimin janë të bazuara mbi përcaktimet e Marrëveshjes Kornizë si dhe mbi bazën e legjislativës ekzistuese.

Donator: Investimi nacional për Demokraci (National Endoëment for Democracy - NED)


Emri i projektit: Qendra për Informim komunal për informim më të mirë të qytetarëve dhe sigurimin e informatave të sakta për publikun

Periudha e implementimit: Maj 2003 – Qershor 2004

Vendi i implementimit: Komunat Vërtok, Xhepçisht, Zhitoshë dhe Negotina e Pollogut në Maqedoni

Grupet qëllimore: Banorët e komunave Vërtok, Xhepçisht, Zhitoshë dhe Negotina e Pollogut në Maqedoni

Description of the Project:
Përshkrimi i projektit: Në kuadër të këtij projekti u formuan katër Qendra komunale shërbimesh për informim më të mirë të qytetarëve. Qëllimet e këtij projekti ishin që qytetarët më mirë të informohen për punën e vetëqeverisjes lokale, rritja e transparencës në punën e vetëqeverisjes lokale, rritja e mirëbesimit të qytetarëve në kryetarin dhe këshillin komunal, trajnim të anëtarëve të këshillit komunal në lidhje me atë se si ta shfrytëzojnë teknologjinë kompjutorike në punën e tyre dhe rritjen pjesëmarrjes qytetare në procesin e vendimmarrjes.

Donator: Fare Projekti për Zhvillim të Vetëqeverisjes lokale pranë Unionit Evropian.


Emri i projektit: Monitorimi i Implementimit të Marrëveshjes Kornizë

Periudha e implementimit: Nëntor 2002 – Nëntor 2003

Vendi i implementimit: Gostivar, Shkup, Prilep, Manastir dhe Strugë

Grupet qëllimore: Institucionet shtetërore, policia, mediat, ndërmjetësuesit, personat e zhvendosur përkohësisht dhe gjyqësia

Description of the Project: Përshkrimi i projektit: Detyra themelore e vëzhguesve ishte që të sigurojnë informata nga ndërmarrjet dhe shërbimet publike, duke e respektuar implementimin e dispozitave të Marrëveshjes Kornizë me sa vijon:
1.Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë i bahskësive në të gjitha organet publike qendrore dhe lokale dhe në të gjitha nivelet e punësimit në organet përkatëse,
2.Përdorimi i gjuhëve,
3.Ndërmarrja e aktiviteteve për mënjanimin e padrejtësive ekzistuese në administratën publike. Raportet nga monitorimi u bazuan mbi të dhënat statistikore për popullatën me qëllim që të tërhiqet një paralele që do të reflektojë se sa është implementuar Marrëveshja Kornizë në praktikë dhe cilat janë ndryshimet në këtë lëmi.

Donator: Investimi Nacional për Demokraci (National Endoëment for Democracy -NED)