Drejtoria udhëheqëse
Emri i projektit: Shoqëria civile në aksion: Partneritete për ndryshim pozitiv shoqëror
Periudha e implementimit: Mars 2006 – Shkurt 2008
Vendi i implementimit: Pjesa veri-perëndimore e Maqedonisë (Gostivar, Tetovë, Dibër dhe Kërcovë)
Grupet qëllimore: OJQ-të, qytetarët/grupet joformale të qytetarëve
Përshkrimi i projektit:
Ky projekt ka për qëllim ta vë në dukje shqetësimin e qytetarëve se organizatat joqeveritare, qeveria dhe sektori privat janë të korruptuar dhe punojnë për interesat e vet. Ky projekt mundëson përmirësim edukues dhe mentorim të qytetarëve nga ana e sektorëve të ndryshëm të shoqërisë, insiston në veprime konkrete politike së bashku me persona tjerë të shqetësuar në komunat e tyre që të detyrohen individët dhe organizatat të jenë përgjegjëse për pasojat nga veprimet e tyre. Me implementimin e këtij projekti, ADI do të ngrit vetëdijen për rolet dhe obligimet e personave të ndryshëm të shqetësuar në shoqëri, do ta forcojë shoqërinë civile dhe do të nxisë partneritete të reja për ndryshime shoqërore në rajonin veri-perëndimor të Maqedonisë. Ky projekt ka gjithashtu komponentë e cila i ndihmon pjesëtarët e shoqërisë civile të inicojnë iniciativa lokale politike me grante të vogla.
Project's official website: www.gostivari.org.mk
Donator: Agjencia për Bashkëpunim Ndërkombëtar e ShBA-ve (United States Agency for International Development -USAID) në partneritet me Institutin për Komunitet të Qëndruseshëm (Institute for Sustainable Communities -ISC)
Emri i projektit: Integrimi përmes shkëmbimit të vollonterëve për bashkim të Evropës Juglindore (Regional Integration through Volunteer Exchanges for Reconciliation of South Eastern Europe-RIVER SEE)
Periudha e implementimit: 2005 – 2007
Vendi i implementimit: Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Serbi e Mal i Zi.
Grupet qëllimore: Shoqata qytetare/organizata vollontere, vollonterë potencialë, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, të rinjtë
Përshkrimi i projektit: Qëllimi i projektit është që të kontribuojë drejt integrimit regjional, kohezion social dhe reduktim të varfërisë në Evropën Juglindore përmes prforcimit të rrjeteve për me shkëmbim të vollonterëve nga perëndimi në lindje, promovimi i vollonterizmit dhe nënshtetësia aktive, zgjerimi i mundësive të shoqërisë për t’u ballafaquar me zhvillimin lokal dhe proceset e menaxhimit dhe vendosjes së bashkëpunimit regjional ndërmjet iniciativave qytetare. Do të promovohen marrëveshjet ligjore kornizë për vollonterizëm në regjion që të sigurohet mjedis nxitës dhe sipas kësaj edhe përfshirje të qeverive lokale, regjionale dhe nacionale për një sektor energjik vollonterësh.
Donator: Vollonterët e KB-ve (United Nations Volunteers-UNV) i
Programi Zhvillimor i KB-ve (United Nations Development Programme-UNDP)
