Demokraci & Shoqëri Civile
Shoqëria qytetare është komponentë kritike për krijimin e qeverisjes demokratike dhe zgjidhje të qetë të konflikteve. Shoqëria qytetare gjithashtu nxit dialog, bashkëpunim dhe partneritet ndërmjet grupeve të ndryshme dhe individëve që e forcojnë demokracinë. Kjo nënkupton se qytetarët dhe qeveritë ngjajshëm i kuptojnë fondacionet, institucionet dhe pçrvojat e demokracive të tyre, në rast se ndonjëherë dëshirojnë të krijojnë ndryshime pozitive. Konform kësaj, bashkimi i vlerave të mirëbesimit dhe tolerancës ndërmjet grupeve etnike, krijon mundësi më të mëdha se mund të gjenden zgjidhje për probleme të rëndësishme politike, sociale dhe ekonomike. Asociacioni për Iniciativa Demokratike i mbështet qytetarët, grupet dhe organizatat joqeveritare në ndërtimin e kapacietit të tyre sepse edhe ne e dijmë se një shoqëri tjetërfare dhe efektive është pjesë integrale e demokracisë së shëndoshë. ADI gjithashtu promovon edhe kyçjen e qytetaërve në procesin e vendimmarrjes dhe punon me institucionet e vetëqeverisjes lokale për t’u siguruar se praktikat e tyre janë transparente, të paanshme, reprezentative dhe gjithëpërfshirëse.
ADI ka themeluar tri qendra të begatshme joqevritare në Gostivar, Tetovë dhe Shtip. Qendrat ofrojnë kurse për kompjuterë, kurse për gjuhë dhe shërbime për këshilla juridike. Organizata vollontere gjithashtu janë të ftuara që të shfrytëzojnë falas pajisjet teknike dhe mjetet tjera. ADI Qendrat ofrojnë këshillim profesional për individë dhe grupe qytetarësh vollonterë të cilët janë të interesuar për iniciativat qytetare. Ndër vollonetët e ADI-t janë përfshirë kontabilistë, mjekë, ekonomistë, avokatë, profesorë, të cilët i venë në dispozicion shërbimet e tyre profesionale në Qendrat.
ADI ka lansuar projekte qëllimi i të cilëve është që të njoftohen këshilltarët e zgjedhur sipas ligjit të ri për vetëqeverisjen lokale, me obligimet e tyre ligjore dhe autorizimet si dhe organizimi i seminareve dhe konferencave si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, për të prezantuar praktika më të mira, që të lehtësojë transferin e diturive dhe të prezantojë iniciativa të reja për bashkëpunimin regjional ndërmjet përfaqësuesve të administaratave lokale në Evropën Juglindore. Së fundi, ADI implementon projekte të cilat nxisin bashkëpunim më të mirë ndërmjet përfaqësuesve të administratës lokale, mediave dhe organizatave joqeveritare.